×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E ka lëshu zemra”- babai i dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime

    Insajderi
    06 March 2021 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    80 vjeçari nga Vushtrria me inicialet H.B., dyshohet se është gjetur i vdekur nga gruaja e djalit të tij.

    Për këtë rast, familjarët e të ndjerit nuk pranuan të deklarohen para kamerës.

    Por, T7 mëson se gruaja e djalit, vjehrrin e saj e gjeti të vdekur në oborr pasi që ai kishte provuar të rregullojë disa probleme që kishin me ujë.

    Ndërkohë edhe vetë nipi i të ndjerit bëri me dije për televizionin se gjyshin e tij e kishte lëshuar zemra dhe se kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij.

    Ani pse familjarët thonë kështu, njëjtë nuk thonë nga Policia e Kosovës.

    Ata e kanë cilësuar këtë si vdekje të dyshimtë.

    Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë Rajonale të Mitrovicës tha se ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Prokurori dhe se është dërguar për hetim në ekspertizë.

    80 vjeçari H.B ishte babai i dy dëshmorëve të cilët dhanë jetën në masakrën e 22 majit. Për këtë arsye edhe rruga ku gjendet shtëpia mban këtë emër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark