×
  • Lajme
  • Aktuale

    “E kam bërë me vetëdije të plotë”, 17 vjeçari tregon se si e vrau hasmin e tij

    Insajderi
    25 January 2022 - 14:08

    Adoleshenti Florian Pervathi ka shpjeguar të gjithë skemën e vrasjen së hasmit të tij. 17-vjeçari ka deklaruar se me koshiencë të plot ka shkuar dhe ka kryer krimin pasi drejtësia nuk ka vepruar siç duhet për ekzekutimin e babait të tij, ndërsa ai ishte vetëm 4 vjeç kur mbeti jetim. Babanë ia vranë, ndërsa nëna u vetëhelmua nga dhimbja që i shkaktoi vrasja e bashkëshortit.

    Një ditë pasi u vra nga 17-vjeçari Florian Pervathi, familja e Lek Lekëgjinaj në Lezhë ka hapur dyert e mortit. Pas kryerjes së krimit 17-vjeçari iu vunë prangat, ndërsa, këtë të martë ai është marrë në pyetje nga oficeret e policisë gjyqësore, por duket se ai nuk ka ndryshuar asgjë në mendjen e tij, pasi para hetuesve nuk ka shfaqur shenja pendese.

    Adoleshenti ka pranuar para oficereve se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij, por në asnjë moment nuk ka kërkuar falje për krimin e kryer.

    Në vitin 2009 vëllai i viktimës së djeshme ka vrarë babin e 17-vjeçarit, i cili asokohe ishte shumë i vogël. Floriani humbi edhe nënën sepse ajo u vetëhelmua pasi i vranë të shoqin.

    I rritur pa të dy prindërit, duke se 17-vjeçari e ka pasur motiv për të vënë në vend sipas tij drejtësinë e munguar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark