×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “E kam lënë amanet, dua të më djegin”, Miranda Dupi flet për Arilenën e Luanën

    Insajderi
    14 November 2022 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Miranda Dupi ka treguar më shumë për përditshmërinë e saj me personazhet publike, të cilët i kanë besuar imazhin e tyre.  Ata i kanë besuar kurimin e imazhit prej shumë vitesh, duke pasur një bashkëpunim disa vjeçar me to.

    Ajo përmendi Alban Skënderaj që ka publikuar këngën së fundmi, ndërkohë që për Arilenën tha se së shpejti do të sjellë këngën e saj. Për të Miranda pohoi se ka punuar shumë por në fund Arilena   del e zhveshur.

    “ Kemi një muaj a dy muaj që po punojmë, jemi munduar si ta veshim, si t’i bëjmë grimin dhe në fund fare ajo ka dalë e zhveshur dhe pa grim”.

    A janë personazhet e llastuar? Ajo tha që të gjithë janë të llastuar, por më shumë futen tek kërkesat që ata kanë. Si personazhet femra dhe meshkuj kanë kërkesat e tyre. Ndërsa për bashkëpunimin me Luana Vjollcën  nënvizoi se është shumë solare.

    “Luana një vajzë e zgjuar, solare, mirënjohës… u gris u gris… Puna me të më bëhet shumë e lehtë dhe e dashur. Arilena gjithashtu është një vajzë shumë e dashur, e ka në mendje se çfarë do”, tha ajo në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin.

    Gjatë rubrikës me këngët e jetës Big Girls dont cry, e çon menjëherë tek ardhja në jetë e vajzës së saj Izabelës. “Iza shtoi familjen dhe është fëmijë që na mbushi zemrat plot”.

    Teksa Ermali e pyet për reflektimin për jetën dhe vdekjen ajo u shpreh se “ do  të mendojmë ditë për ditë sikur të jetë dita e fundit, dhe do të jetojmë sikur të jetë përgjithmonë .  Unë dua të djegin dhe hirin tim të ma hedhin në det. Nuk dua të futen në kuti”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark