×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “E kapi me dhunë”/ Edi zbulon si e mbrojti Alvisën nga Hyseni në prapaskenë

    Insajderi
    08 November 2021 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas historisë tronditëse që u transmetua të shtunën në “Përputhen Prime”, ka reaguar edhe ish-konkurrenti i këtij reality show-t, Edi. Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale disa video ku tregon se e ka mbrojtur Alvisen kur Hyseni e ka kapur me dhunë në prapaskenë.

    Edi ka zbuluar se ngjarja ndodhi pas puntatës kur Hyseni u prezantua. Më tej Alvisa ka dalë nga studio dhe sipas tij, Hyseni e ka kapur me forcë.

    Edi i ka dalë në mbrojtje dhe tregon sesi ndodhi situata. 

    “Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thashë femra nuk preket. Hyseni vetë e di çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe më tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje”, tregon Edi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark