×
  • Sport
  • Sport

    “E kemi parë pak a shumë. Dje e kemi marrë, pasdite. Ajo përmbajtje ish një…..!”/ Ja çfarë thotë drejtori sportiv i Dritës për draft-Statusin e FFK-së

    Insajderi
    18 January 2023 - 18:52

    Draft-Statuti i përgatitur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për ta fuqizuar përmes Kuvendit të Jashtëzakonshëm të thirrur për datën 27 janar, e ka befasuar për të keq Dritën, e cila haptazi për Gazetën Express thotë se nuk do ta votojë.

    Sipas këtij draft-Statuti, kryetarit aktual Agim Ademi, pasi t’i skadojë mandati në vitin 2026, do t’i hapet rruga të kandidojë përsëri dhe ta mbajë pozitën e presidentit me dekada, ndonëse me Statutin aktual kryetari i FFK-së mund t’i fitojë tri mandate.

    Ky ndryshim vlen edhe për Komitetin Ekzekutiv, të cilit mandati i skadon në vitin 2024 pasi janë zgjedhur në vitin 2020. Por, me këtë draft-Statut, këtij organi i zgjatet mandati edhe për dy vjet, deri në vitin 2026, pa zgjedhje. Ndërkohë, janë evidentuar edhe përmbajtje tjera kontroverse të këtij draft-Statuti.

    E, për klubin e madh të Superligës, ish kampionen Drita, ky draft-Statut është skandaloz. Drejtori sportiv i klubit të madh gjilanas, Valon Zymberi, thotë se klubi bardh e kaltër ka mbetur i shokuar me përmbajtjen e këtij draft-Statuti.

    “E kemi parë pak a shumë. Dje e kemi marrë, pasdite. Ajo përmbajtje ish një skandal i vërtetë. Pyetja është a ka dikush që e voton atë draft-Statut ashtu, me atë përmbajtje. Më mirë me i zgjedh të përjetshëm. Zgjedhjet duhet me qenë demokratike. Ne e kemi pranuar draft-Statutin. Nga ajo që kemi vërejt ka shumë parregullsi. Ia kemi dhënë avokatit të klubit. Në pika të trasha shihet që ka shumë parregullsi, por e presim përgjigjen prej avokatit”, tha për Express Zymberi.

    Sot edhe Trepça ’89 përmes kryetarit Abedin Zeka reagoi, duke thënë se nuk do ta votojë këtë draft-Statut dhe për FFK-në theksoi se po sillet si në Korenë e Veriut apo në Rusi, vende të njohura për imponime e diktaturë. /GazetaExpress/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark