×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E konfirmon edhe Leonita: Graniti nuk e zë gjumi kur Arsenali pëson humbje

    Insajderi
    11 August 2022 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Granit Xhaka e sheh veten një model për lojtarët e rinj, pavarësisht pesë kartonëve të, ndërsa në dokumentarin “All of Nothing Arsenal” shfaqet një tjetër dimension i mesfushorit, i cili i përjeton shumë humbjet e skuadrës.

    Pasi e pranoi me gojën e tij se ai nuk fle gjumë natën pas një humbjeje të skuadrës, një gjë të tillë e konfirmon edhe gruaja e tij, Leonita. Ajo tregoi sesa shumë e lëndojnë akuzat e tifozëve që thonë se ai nuk jep gjithçka për klubin.

    “Kur ata humbasin një ndeshje dhe ai kthehet në shtëpi, ështëme të vërtetë i mërzitur”, tregon Leonita në dokumentar, e rrethuar nga dy vajzat e tyre të vogla. “Unë përpiqem të flas pak me të dhe t’i them se ndeshja e ardhshme do të shkojë më mirë. Por… ai nuk fle gjumë gjithë natën kur ata humbasin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark