Trajneri Erik ten Hag insiston se është duke pritur të bashkëpunojë sërish me mesfushorin Donny van de Beek.
Van de Beek shkëlqeu nën urdhrat e Ten Hag duke bërë 175 paraqitje për Ajaxin, duke iu ndihmuar të fitojnë titullin dhe të arrijnë deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Pas problemeve të mëdha që prej kalimit te Man United, Van de Beek u huazua në janar te Everton, por këtë verë do rikthehet sërish në “Old Trafford”.
Ten Hag ka konfirmuar se është duke pritur që të bashkëpunojë sërish me holandezin.
“Po sigurisht. Kishim skuadër fantastike atë kohë në Ajax. Kam lidhje shumë të mirë me të dhe sigurisht jam duke pritur që të takohem sërish me të në fushë”, tha shkurtimisht ai.
Ten Hag ndër të tjera foli edhe për objektivat derisa tregoi sërish që Cristiano Ronaldo është gjithashtu në planet e tij.