Derbi i xhiros së radhës në mes të Dritës dhe Gjilanit do të luhet pa tifozë.
Kështu bën të ditur faqja zyrtare e Dritës e cila thotë se, përkundër kërkesave të tyre që të jenë të pranishëm edhe tifozët, nuk kanë marrë përgjigje pozitive.
Arsyetimi i Policisë së Kosovës ka qenë se nuk mund të lejohet diçka e tillë për shkak të infrastrukturës jo të përshtatshme.
Ndeshja luhet të mërkurën në orën 15:00, mirëpo mungesa e “Intelektualëve” dhe “Skifterave” do ta varfërojë madhështinë.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Dritës.
Njoftojmë të gjithë sportdashësit, veçanërisht tifozët tanë “Intelektualët” se me vendim të prerë nga Stacion Policor në Gjilan jemi urdhëruar që ndeshja derbi FC DRITA – SC Gjilani të zhvillohet pa asnjë pjesëmarrës në tribina.
Klubi ynë ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet të paktën me prezencë të fëmijëve të shkollës sonë të futbollit, sepse kemi konsideruar që ata nuk përbëjnë rrezik për ndonjë incident dhe pjesëmarrja e tyre vetëm sa do t’ia shtonte bukurinë derbit.
Por, kërkesa jonë nuk është aprovuar me arsyetimin e policisë se për shkak të infrastrukturës jo të përshtatshme dhe sigurisë në stadiumin ndihmës ndeshja duhet të zhvillohet pa tifozë.
Policia kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve, ndërsa ne si klub shprehim keqardhje për mungesën e tifozëve dhe kërkojmë poashtu mirëkuptimin tuaj.
FC DRITA do ta ketë parasysh se nëse në derbin e radhës nuk merret ndonjë iniciativë për t’i rikthyer tifozët në stadium, klubi ynë do ta konsiderojë seriozisht ndërrimin e stadiumit vetëm e vetëm që tifozët të jenë pranë klubit tonë.
Ndeshja derbi ë ë – ë ë zhvillohet të mërkurën, oë ë:ë në Stadiumin Ndihmës (te rrethi).