×
  • Sport
  • Sport

    E la Evertonin “me gisht në gojë”, sulmuesi holandez i bashkohet Tottenhamit

    Insajderi
    25 January 2023 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi holandez i Villarrealit, Arnaut Danjuma, ka vendosur të ndryshojë destinacion në minutën e fundit. Nuk do t’i bashkohet Evertonit, pasi në orët e fundit ka arritur marrëveshjen për huazimin te Tottenham. Klubi londinez do të ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

    Gjithçka ishte dakord me Evertonin, madje lojtari kushte kaluar edhe ekzaminim mjekësor, por kur marrëveshja konsiderohej e mbyllur, lojtari dhe përfaqësuesit e tij ndryshuan mendje.

    Interesimi i Tottenhamit për lojtarin bëri që operacioni me Evertonin të paralizohej. Sulmuesi vendosi të transferohej në Londër, pasi e konsideroi përvojën te Tottenhami si opsionin më të mirë për të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark