×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    E lidhur me ish-futbollistin e Barcelonës, këngëtarja e famshme shqiptare konfirmon shtatzëninë me fotot e ëmbla

    Insajderi
    14 November 2022 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prej disa ditësh, në mediat rozë po përflitet se këngëtarja e njohur shqiptare, Eleni Foureira është shtatzënë për herë të parë.

    Mirëpo, lajmi është konfirmuar edhe nga partneri i saj, futbollisti Alberto Botia, i cili ka postuar disa foto, në të cilat shfaqen të dy buzë detit të përqafuar.

    “+1”, ka shkruar ai duke iu referuar bebit që janë në pritje.

    Eleni vendosi që lajmin e ëmbël ta konfirmojë përmes disa fotografive shumë të ëmbla ku ekspozon barkun e rrumbullakosur.

    Foureira ka postuar një foto ku shihet e shtrirë me partnerin e saj, ish- futbollistin Alberto Botia.

    33-vjeçari, Botia është një produkt i akademisë së Barcelonës dhe ka luajtur në sezonin 2009-2010 me katalanasit për të kaluar më pas në skuadra si Sporting, Sevilja dhe Elçe.

    Kulmin e karrierës e ka arritur në Greqi me Olimpiakos, aty ku u njoh edhe me Foureiran.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark