×
  • Lajme
  • Insajderi

    “E madhe” – Grenelli fasjonohet nga vendosja e raporteve diplomatike Kosovë-Izrael

    Insajderi
    23 October 2020 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i Posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar lidhur me vendosjen e raporteve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.

    Grenell përmes një retweet’i në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se kjo është madhështore.

    Grenell ia bëri retweet postimit të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ku kjo e fundit mbajti takimin e parë konsultativ me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

    “Kisha nderin të hap takimin e parë zyrtar konsultativ ndërmjet drejtorive të përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, në të cilin u diskutua për detajet e vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, gadishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve të plota në të gjitha fushat, si dhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thuhet në postimin e ministres Haradinaj.

    Ndërkaq, tutje thuhet se u diskutua edhe lidhur me “vizitën e parë zyrtare në Shtetin e Izraelit të delegacionit të Republikës së Kosovës në muajin e ardhshëm”.

    Marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e finalizuar në Uashington, ka rezultuar në njohje diplomatike të Kosovës dhe Izraelit.

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1319391766462824449

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark