Një burrë i cili kishte qenë me pushime në Itali, u ndalua nga policia sapo u kthye në Francë, vend prej nga është.
Gjatë kësaj të diele u ndalua nga policia pranë Annecy, në Alta Savoia, pasi agjentët zbuluan se në bagazhin e makinës së tij, ishte fshehur brenda një valixheje, gruaja e tij e vdekur.
Bashkë me burrin udhëtonin edhe dy fëmijët e çiftit 6 dhe 8 vjeç, të cilët i kishte zënë gjumi, ndërkohë që nuk kishin dijeni mbi çfarë kishte ndodhur.
Burri, i cili rezultonte me precedentë penalë, u arrestua nga policia franceze, nën akuzën e vrasjes.
Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe arsyen pse burri e vrau gruan dhe ia fshehu trupin në bagazh.