Te rinjët shqiptar duket se po zhvillojnë aftesitë e tyre në fushën e komunitetëve gaming duke arritur të na përfaqesojnë sa më mirë në arenen ndërkombëtare.
Por kush janë këta ndiqeni rubrikën me poshtë:
Behët fjalë për XTEAM e ashtuquajtur ekipa tyre ku djelmoshat kosovar kanë arritur të kualifikohen ne një nderë turneun me të madh te Pubg Mobile duke ndjekur ëndrrën e tyre për t’u kualifikuar ne fazë me te lartë qe njeh kjo lojë.
Përveç këtyre arritjeve ata kanë edhe diçka te veçantë që do ta zbulojmë në vazhdim.
Kjo loje është prodhuar në shtetin e Kinës dhe përderisa Kina nuk e njeh Republikën e Kosovës nuk ka te vendosur as flamur të Kosovës në brendi te saj.
Duke mos e njohur Kosovën si shtet këta djelmosha humben edhe turne të mëdha nacionale qe kishin si qëllim garën ndërmjet shteteve e njohur si PMNC vetëm e vetëm pse janë shtetas te Kosovës.
Por kjo nuk i ndaloi këta djem te mos e shfaqin talentin e tyre por përkundrazi ata vazhduan duke u ndjerë krenar dhe duke e prezantuar veten dhe ekipin e tyre si Shqiptar.
-Arritjet e tyre janë të njohura në arenën ndërkombëtare.
Ata njihen si finalista te “Master League” te perberë nga ekipet me te mira Europiane.
Gjithashtu 3 herë finalistë te PMCO dhe top 3 duke u kualifikuar në një kategori më të lartë që është PMPL.