×
  • Sport
  • Sport

    E ofendoi gjyqtarin kryesor, ja me sa ndeshje shtesë dënohet Marcelo

    Insajderi
    22 January 2022 - 10:43

    Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo do të dënohet pas fjalëve të drejtuara ndaj gjyqtarit.

    Veterani brazilian, 33, iu dha një karton i kuq direkt pasi rrëzoi Tete Morente në kohën shtesë të ndeshjes së Kupës së Spanjës kundër Elche.

    Marcelo u gjykua se kishte penguar një mundësi të pastër për të shënuar kundërshtari.

    Sidoqoftë fjalët e tij ofenduese drejtuar gjyqtarit pas ndëshkimit, vetëm sa kanë futur më shumë në telashe braziliani.

    ‘Federata Spanjolle e Futbollit’ e ka dënuar Marcelon me 3 ndeshje mos lojë. Një ndeshje vlen për kartonin e kuq dhe dy të tjera për komentet e tij ndaj arbitrit pas kartonit të kuq.

    Raportet spanjolle pretendojnë se ylli i Real Madridit i tha gjyqtarit “je shumë keq” pas përjashtimit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark