×
  • Showbiz
  • Show

    E papritur – Arbër Hajdari nuk paraqitet sonte në BBVA, ja arsyeja

    Insajderi
    31 January 2023 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka filluar edhe një tjetër prime i këtij edicioni të Big Brother Albania VIP.

    Derisa në çdo emision të këtij show, dy opinionistë komentojnë ngjarjet që ndodhin mes banorëve, njëri prej tyre po mungon sonte.

    Opinionisti Arbër Hajdari nuk i është bashkuar Zhaklinë Lekatarit këtë herë, dhe ka një arsye për këtë.

    Kjo pasi Arbëri ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në rrjetin social Instagram, ai para katër orëve ka publikuar një “story” nga para Shtëpisë së Bardhë në Washington.

    Mirëpo, kjo nuk e ka ndaluar Arbërin ta ndjekë spektaklin e sontëm.

    Në një postim tjetër, ai është shfaqur duke parë emisionin nga telefoni i tij.

    “Nga larg sonte”, shkroi Arbëri në mbishkrim të fotografisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark