×
  • Showbiz
  • Show

    E papritur: MC Kresha dhe Geti bashkohen për herë të parë për një duet

    Insajderi
    26 December 2022 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy reperët e njohur, MC Kresha dhe Ghetto Geasy që prej vitesh janë njohur për rivalitet në muzikë duke se kanë lënë anash të kaluarën.

    Dyshja e suksesshme e rap-muzikës shqiptare tashmë thuhet se janë bashkuar për një projekt të ri muzikor.

    Kështu ka bërë të ditur ‘Prive’ sipas të cilëve dueti i dy artistëve është drejt finalizimit dhe pritet të publikohet pas festave të fundvitit.

    Foto: Getoar Selimi/Instagram

    Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur reperët, por padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre të shumtë.

    Ndërkohë, të dy aktualisht mbesin të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

    Foto: MC Kresha/Instagram

    Kënga e fundit e Ghetto Geasy është bashkëpunimi me Onat dhe Cozmanin “Kavalli”, ndërsa ajo e MC Kreshës është ajo me reperin Lluni “Mario&Luigi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark