×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E pazakontë: Arbitri ther me thikë futbollistin gjatë ndeshjes në Argjentinë

    Insajderi
    09 December 2023 - 23:56

    Një arbitër ka goditur me thikë një futbollist gjatë një ndeshjeje të të rinjve në Argjentinë.

    Viktima është dërguar në spital me mushkëri të shpuar.

    I dyshuari është arrestuar, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një provincë të Misiones. Viktima, e identifikuar si Kevin A nga mediat lokale, pësoi një shpim në mushkëri gjatë sulmit.

    Megjithatë, për shkak të ndërhyrjes mjekësore në kohë, ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Duke folur për mediat vendase, xhaxhai i tij tha se: “Kevini është gjallë për mrekulli. Për familjen është një moment shumë delikat sepse ai është Messi i familjes. Është një djalë i talentuar për futboll, faleminderit Zotit që pati mundësinë të jesh në një klub si Chacarita”.

    I dyshuari u përpoq të ikte, por më vonë u kap nga policia lokale, e cila gjeti edhe thikën e përdorur në sulm, derisa më vonë ai u fotografua në pranga,

    Aktualisht policia argjentinase po heton rastin. Ndërkohë, lojtari vazhdon rikuperimin e tij nën mbikëqyrjen e mjekëve.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark