Bursaspor ka lënë në ligën e tretë të futbollit në Turqi dhe tifozët janë tërbuar nga ajo që ka ndodhur me ekipin e tyre të zemrës.
Ata janë inatosur me lojtarët e tyre, madje edhe i kanë sulmuar teksa udhëtonin me autobus. Në një moment ata edhe e kanë ndalur.
Kapiteni Burak Altiparmak dëgjohet teksa u thotë forcave të shumta të policisë që ndodheshin aty:
“Si e garantoni sigurinë, kudo po na gjuajnë me gurë, nuk po e shihni?! Po na sulmojnë, kemi frikë vëlla! Jemi këtu, kemi frikë, a nuk e kuptoni?!”.
Një tifoz madje edhe e kapi për fyti Altiparmak, ndërsa policia më pas shoqëroi autobusin me lojtarët dhe stafin në rajonin e policisë, ku sërish rreth 100 tifozë vijonin të prisnin. Zona u sigurua me 500 policë, për të shmangur incidente të tjera.