19:16 - 15 Shtator 2021

E porsamartuara Jess Wright ka treguar asetet e saj në bikine derisa ajo ka vazhduar që ta festojë ditëlindjen e saj të 36-të pas martesës së saj me William-Lee Kemp

Ajo e ka kurorëzuar lidhjen e saj me partnerin e deritashëm, William Lee-Kemp në një ceremoni private në Mallorca javën e kaluar.

Jess Wright ende është duke shijuar diellin në Spanjë me familjen e saj, pasi që ka kaluar duke festuar ditëlindjen e saj të 36-të e rrethuar me më të dashurit e saj këtë të martë.

“Një ditëlindje e kaluar bukur”, ka shkruar ylli i Towie në Instagram e ku ka shpërndarë edhe një foto me anëtarët e saj të familjes duke drekuar derisa ajo tregon asetet e saj në bikine para tyre.