×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    E rëndë, burri godet 37 herë me thikë të dashurën shtatzënë në Itali

    Insajderi
    09 June 2023 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbarë opinioni publik është tronditur në Itali nga një ngjarje e rëndë ku Giulia Tramontano u qëllua për vdekje me 37 plagë me thikë, dy prej të cilave fatale në qafë.

    Kjo u zbulua nga autopsiae kryer në trupin e gruas së vrarë, në muajin e shtatë të shtatzënisë, në Senago nga i dashuri i saj Alessandro Impagnatiello.

    Nga analizat rezultoi gjithashtu se 29-vjeçarja nuk ka tentuar të mbrohet.

    Plagët me thikë ishin thuajse të gjitha në pjesën e sipërme të trupit, duke përfshirë edhe fytyrën, dhe njëra e ka prekur në mushkëri, ndërkohë që nuk ka shenja të plagëve me thikë në stomak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark