Çdo fillim e ka një fund. Mbrojtësi Vincent Manceau është larguar nga Angers pas 27 vitesh qëndrimi. Francezi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon vendimin e marrë.
“Thirra presidentin dhe ia komunikova vendimin tim. E kisha menduar këtë gjë për një kohë të gjatë, por ta bëja më theu zemrën.Me një fyt të tharë dhe emocione të forta ju njoftoj se kam vendosur të mos e zgjas më lidhjen time të dashurisë me klubin” – shkruajti ai.
32 vjeçari u rrit te kjo skuadër, duke veshur çdo fanellë të të rinjve të këtij klubi. Manceau nuk ka zbuluar akoma ekipin e tij të ri dhe diçka të tillë do e mësojmë në verë.