Gold AG njihet si reperi më i njohur për të gjithë shqiptarët, mirpo së fundmi ai u përball me diqka jo të këndshme.
Atë dikush përmes rrjeteve sociale e shpalli të vdekur dhe me këtë rast nuk mungoi një reagim i reperit shqiptar.
Ai thekson se disa llogari të rreme kanë përhapur lajmin e vdekjes së tij, por që është shëndoshë e mirë.
“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë”.
“Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.