×
  • Lajme
  • Lajme

    “E sundofsh këtë vend me faqe të bardhë” – Kështu e uronte Albin Kurtin 111 vjeçarja që vdiq sot

    Insajderi
    20 September 2024 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në moshën 111 vjeçarja ndërroi jetë një ndër gratë më të moshuara të Kosovës, Xhezide Alija.

    Në zgjedhjet e vitit 2021 Alija u bë e njohur për publikun pasi e njëjta u përmend nga Albin Kurti në fjalimin e fitorës së 14 shkurtit.

    Sipas Kurtit, dita e zgjedhjeve do mbahej mend edhe për votimin e zonjës Alija.

    Në një intervistë e moshuara e kishte pranuar se kishte votuar për Albin Kurtin “me zemer”.

    “Na u kanë duktë ma të mirë, na e lypim njeriun e mirë”.

    Po ashtu, ajo e kishte falënderuar se nuk e kishte harruar në mesin e mijëra njerëzve.

    “E falenderoj sa mali e dushki, Allahu e nderoftë dhe e shpërbleftë. E sundofsh këtë vend me faqe të bardhë”, kishte thënë Alija.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark