Frutat duhet të jenë pjesë e dietës suaj të përditshme, por zgjedhja e tyre është e rëndësishme.
Disa përmbajnë më shumë sheqer, kështu që diabetikët duhet t’u kushtojnë vëmendje frutave që janë të mira për ta.
Edhe pse këto sheqerna janë natyrale, ato nuk u përshtaten të gjithëve.
Frutat që përmbajnë më së paku sheqer kanë vlerën më të mirë ushqyese.
Mango nuk është një zgjedhje e mirë për ata që duan të shmangin sheqerin. Ai përmban një sasi të madhe të fibrave dhe lëndëve ushqyese, por edhe sheqer natyral, kështu që duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar.
Një filxhan rrush përmban 23 gramë sheqer. Një sasi pak më e lartë e sheqerit gjendet në qershi. Një dardhë më e vogël përmban deri në 17 gramë sheqer, kështu që nëse shtoni kilogramë, nuk duhet ta konsumoni shumë.
Kur bëhet fjalë për shalqinj, në një fetë ka r reth 17 gramë sheqer, i cili nuk është i vogël. Fiqtë janë gjithashtu plot sheqer, deri në 16 gramë. Ndërsa një banane më e vogël përmban rreth 14 gramë sheqer.
Nga ana tjetër, mjedrat përmbajnë vetëm pesë gramë sheqer, ndërsa pjepri 11 për qind. E njëjta vlen edhe për dredhëzat – 150 gramë përmbajnë 7 gramë sheqer, transmeton KosovaPress.