×
  • Lajme
  • Insajderi

    E turpshme: Flamuri serb vendoset mes flamujve të shqyer kuqezi në kullën e vrojtimit në Koshare

    Insajderi
    13 June 2021 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një flamur serb, në mesin e shumë flamujve të shqyer kuqezi është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare.

    Një foto e bërë disa ditë pas 22 vjetorit të përfundimit të njërës prej betejave më të lavdishme të UÇK-së në këtë vend, paraqet një gjendje të turpshme të kullës së vrojtimit, në ballë të së cilës është vendosur flamuri serb. Lajmin e ka publikuar edhe mediumi serb, Blic.

    Fotoja, e cila u publikua në një faqe në Instagram nga serbët, shfaq flamurin serb që valëvitet në rrënojat e kullës së vrojtimit.

    “Flamuri i vërtetë në kullën e vrojtimit”, shkruhet ndër tjerash në përshkrimin poshtë fotografisë.

    Beteja e Koshares ishte njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme e luftës së Kosovës. U zhvillua në prill dhe qershor të vitit 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ushtrisë serbe. Në këtë betejë ushtria serbe e kishte humbur kontrollin e kufirit Kosovë – Shqipëri, gjë që shënonte një nga fitoret më të mëdha për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largoheshin nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

    Beteja e Koshares zgjati nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund luftës.

    Në tetor të vitit të kaluar, një incident i ngjashëm kishte ndodhur te kulla e vrojtimit në Koshare. Një prift serb, e kishte hequr flamurin kuqezi nga kulla. Policia e Kosovës ishte marrë më pas me rastin, ndërsa kishin reaguar edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e vendit.

    Por pas kësaj, një ish-pjesëtar i UÇK-së kishte shkuar dhe e kishte rivendosur flamurin kombëtar në majë të kullës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark