×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E TURPSHME / Tifozi pejan ngriti “tre gishtat” në drejtim të “Torcidave” – në sallë u dëgjuan edhe thirrjet “ju jeni shkije..”

    Insajderi
    16 May 2022 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e tretë gjysmëfinale e play off në basketboll ndërmjet KB Pejës dhe KB Trepçës, dy rivalëve të vjetër në basketbollin tonë. Këtë ndeshje e fituan vendësit me rezultatin 72:66, shkruan Insajderi.

    Përveç rivalitetit në parket, rivalitet të madh dhe fyerje të turpshme kishte ndërmjet dy tifozërive “Shqiponjat” dhe “Torcidave”.

    Tifozët vendës nuk u treguan aspak mikpritës pasi  nuk ofenduan vetëm qytetin e Mitrovicës por gjithë shqiptarët anembanë botës.

    Në palestrën “Karagaçi” në Pejë, tifozët “Shqiponja” u dëgjuan në kor duke kënduar “ju jeni shkije (serbë) në drejtim të tifozëve mitrovicas që ishin prezentë në palestër.

    Përveç këndimit, një tifoz pejan është parë duke ngritur tre gishtat në drejtim të “Torcidave”.

    Në këtë ndeshje, pati edhe përleshje e tensione dhe për një kohë të caktuar ndeshja u ndalua.

    Ndeshja dhuroi spektakël deri në 26 sekonda para fundit, kur situata u tensionua.

    Një tifoz hyri në parket dhe goditi basketbollistin e Trepçës, Rodney Purvis, për çka pastaj ndeshje u ndërpre dhe ekipi mitrovicas u tërhoq.

    Situata eskaloi pastaj edhe më shumë, pasi filloi një përplasje mes tifozëve, të cilët u gjuajtën me mjete ndezëse mes vete.

    Ndeshja u ndërpre për një kohë, derisa u larguan të gjithë tifozët nga palestra. Pas zbrazjes së “Karagaçit”, ekipi i Trepçës u rikthye dhe loja vazhdoi aty ku kishte mbetur, derisa Peja në fund fitoi me rezultatin 72:66.

    Në lidhje me këtë incident klubi pejan ka reaguar duke kërkuar nga Policia e Kosovës që të marr masat e duhur ndaj autorëve të ngjarjes së turpshme, ndonëse ende nuk ka reaguar po distancuar nga gjesti i tifozëve të tyre.

    Trepça udhëheq në seri prej 2:1 dhe ndeshja e radhës zhvillohet në Mitrovicë në palestrën mitike “Minatori”. /Insajderi. org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark