×
  • Sport
  • Sport

    E zbulon e përditshmja britanike: Kjo është arsyeja pse Cancelo u largua nga Manchester City

    Insajderi
    30 January 2023 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Joao Cancelo është goditja e madhe e Bayern Munchen në merkaton e janarit.

    Lojtari portugez nuk ka luajtur si titullar asnjë nga tri ndeshjet e fundit me Manchester City.

    “The Athletic” shkruan se 28-vjeçari do të huazohet te kampionët e Gjermanisë deri në fund të sezonit, me bavarezët që kanë të drejtën e blerjes së tij për 70 milionë euro.

    Siç raportohet, arsyeja e largimit të portugezit, është sepse anësori i djathë ka prishur raportet me trajnerin Pep Guardiola dhe tani është gati të nisë aventurën gjermane me skuadrën e Julian Nagelsmann.

    Joao Cancelo u transferua në verën e vitit 2019 nga Juventusi te Manchester City për 65 milionë euro.

    Me Cityzens ka fituar dy herë Premier League (2021, 2022) dhe FA Cup (2021).

    Lojtari luzitan numëron 26 ndeshje këtë sezon me kampionët e Anglisë, duke shënuar dy gola dhe dhuruar pesë asiste për shokët e skuadrës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark