Ashton Kutcher është tepër i mërzitur me Presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump dhe këtë gjë nuk heziton të tregojë edhe në “Twitter”.
Aktori nuk është aspak dakord me politikat që Donald bën, veçanërisht me atë të largimit të emigrantëve.
Ashton theksoi se bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Mila Kunis, emigroi nga Ukraina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet ’90 dhe se multikulturaliteti është një nga vlerat amerikane që duhet të vazhdojë.