×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Jelavic në Kinë

    Insajderi
    16 February 2016 - 12:02

    Edhe një transferim tjetër nga Evropa për në Kinë.  Kësaj radhe është kroati Nikita Jelavic, që do të transferohet në ligën e dytë të Kinës, tek Beijing Renhe, për rreth 2 milion funte.

    Kroati 30 vjeçar ka bërë vetëm një paraqitje këtë stinor në Premier League nën urdhrat e bashkëkombësit të tij Slaven Bilic.

    Largimi i tij drejt Kinës vjen pas transferimit të ish-mesfushorit të Chelsea, Ramires, që iu bashkua ekipit të ligës së pare kineze Jiangsu Suning për rreth 25 milion funte.

    Futbolli kinez ka bërë kryetitujt e medieve ndërkombëtare javëve të fundit me disa transferime të shtrenjta.  Në këtë list hynë edhe sulmuesi Jackson Martinez që iu bashkua një skuadre kineze për 31 milion funte.

    Jelavic iu bashkua Ëest Ham United në verën e vitit 2015 dhe ka shënuar vetëm një gol në 12 paraqitjet e tij.

    Më herët ai ka luajtur për skuadrat Everton dhe Rangers./Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark