×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Edhe komunitetet pakicë të pakënaqur me Zyrën e Kryeministrit, shpërthejnë reagimet pas ndarjes së 200 mijë eurove subvencione

    Insajderi
    09 September 2022 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrë brenda Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka ndarë mbi 200 mijë euro përmes thirrjes për subvencione. Fondet janë destinuar për komunitete. Me tu publikuar listat, kanë ardhur reagimet nga aktivist të shoqërisë civile nga po këto komunitet. Insajderi sjell pretendimet e ankuesve dhe detaje për organizatat që përfituan e aktivistët po i kontestojnë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Mbi 200 mijë euro janë shpërndarë së fundmi nga Zyra për Çeshtje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit kosovar, Albin Kurti. Lista u bë publike në fund të gushtit, 2022.

    Menjëherë pas publikimit të kësaj liste, në publik kanë shpërthyer reagimet e aktivistëve të shoqërisë civile nga komunitetet pakicë për të cilat u destinua ky fond.

    Sipas kësaj liste, mbi 170 mijë euro janë ndarë për aktivitete të Organizatave Jo-qveritare (OJQ) për këto komunitet, si dhe mbi 40 mijë euro të tjera për mediat e po këtyre komuniteteve.

    Cermjani: Vetëm një organizat rome, tjerat nuk po di nga janë shpikur.

    Emrah Cermjani nga Organizata Joqeveritare, “Roma in Action”, në rrjetin e tij social “Facebook”, ka shprehur paknaqsitë e tij në lidhje me përfituesit, duke thënë se nga këto organizata është vetëm një rome dhe se tjerat nuk gjinden as në databazën e OJQ-ve.

    “S’kan perfituar shumë, veç nja 23.400 euro”, ka ironizuar ai në një status në Facebook.

    Postimi i Emrah Cermjanit:

    Insajderi e ka kontaktuar të njëjtin, por ai nuk ka dashur që të jap koment shtesë për këtë reagim, pos asj që ka bërë në publik.

    Reagim për mënyrën se si u shpërndanë këto para të arkës së shtetit, të dedikuara për komunitetet jo-shumicë në vend ka bërë edhe përfaqsuesja e komunitetit Egjiptian, Adelina Qorraj Emini.

    Ajo është drejtoreshë ekzekutive e OJQ-së “Ëomen’s Alliance for Integration”. Edhe kjo aktiviste ka reaguar publikisht.

    Përmes një postimi në Facebook ajo tha se nga kjo listë kanë përfituar vetëm disa OJQ të panjohura, kështu duke kërkuar nga institucionet që konkursi të anulohet.

    “Janë refuzuar plotë organizata nga radhët e këtyre komuniteteve më arsyeje banale, ku zyrtaret dhe komisioni del me arsyeje të ndryshme. Ju lutëm të gjithëve përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë që të reagojnë në institucionet më të larta dhe ky konkurs të anulohet”, ka shkruar ajo duke shtuar se  “përndryshe ai konkurs mos të thirrët në emër të komuniteteve jo shumicë sepse nuk janë komunitetet përfitues”.

    Postimi i plotë i Adelina Qorraj:

    Në këto reagime u tha se përveç se kanë përfituar disa organizata të panjohura për ta, u tha se kanë përfituar disa organizata në emër të komunitetit egjiptian.

    Nuk janë të pakënaqur me rezultatet e këtij konkursi vetëm aktivistë nga komuniteti rom e ai egjiptasj, por për mënyrën se si Zyra e Kryeministrit shpërndau mbi 200 mijë euro për OJQ e media ka pasur reagime edhe nga një komunitet tjetër.

    Ka reaguar edhe një aktiviste e komunitetit boshnjak, e cila ka kërkuar anulimin e këtij konkursi, pasi që nuk janë komunitetet përfituese.

    “EDHE NJE RAPORTIM PER KEQPERDORIM TE GRANTEVE NGA ZYRA PER CESHTJE TE KOMUNITEVE JOSHUMICE”, kështu e ka titulluar ajo reagimin e saj, Anesa Colakovich që është anëtare e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

    “Nuk ka përfituar asnjë OJQ dhe Media Egjiptiane dhe shumica të komuniteteve të tjerë, por që kanë përfituar OJQ të pa njohura dhe që në objektivat e tyre nuk kanë asnjë aktivitet  të komuniteteve jo shumicë”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka përmendur me emër një OJQ përfituese, për të cilën pyet se a e njeh dikush.

    “Organizata RINIA E MITROVICES AKTIVE merr përkrahje financiare 5,500 euro nga Zyra e Kryeministrit për te organizuar aktivitet për komunitetin boshnjak. A e njeh dikush këtë organizatë dhe veprimtarinë e saj gjer me tani ne Mitrovice?  Organizata ka themeluese: Mihrije Aliu, Kujtim Aliu, Musa Aliu”, ka shkruar Colakovich.

    Insajderi sjell organizatat të cilat thuhet se kanë përfituar në emër të komunitetit egjiptian:

    15 Shkurti- organizata që sipas Sistemit Elektronik të Organizatave Jo-Qeveritare është organizate e themeluesit Naxhim Krakaj e themeluar në Ferizaj me 26.01.2022 dhe qëllimi i organizatës është “fuqizimi, kultivimi dhe promovimi i vlerave kulturore të komunitetit Ashkali.

    Kjo organizatë ka përfituar vleren prej 8,000.00Euro.

    Advocacy for Society Development (AFSD) – organizatë e komunitetit Shqiptare themeluar në Prishtinë me pronare Diellorita Abazi kjo organizatë ka qëllim të zhvilimit të shtresave të ndryshme të shoqërisë.

    Kjo organizatë sipas listës perfundimtare ka përfituar 7,500.00Euro.

    Women World for Today and Now – organizatë e komunitetit shqiptar e themeluar në Prishtinë me 16.07.2019 e cila sipas sistemit elektronik të organizatave jo-qeveritare ka qëllim ”të promovojë, mbrojë dhe ngritë vetëdijen për çështjet gjinore si dhe rritja e rolit të gruas në nivel lokal”.

    Kjo organizatë sipas listës perfundimtare ka përfituar 5,100.00Euro.

    Sakuntala – Organizate Rome e Prizrenit ku në listën e OJQ-ve në Kosovë, pronare ka Indira Elshani që punon në promovimin e kulturës dhe historisë Rome.

    Kjo organizatë ka përfituar rreth 5,181.00Euro.

    Në këtë listë, prijnë këto 5 organizata që kanë marr vlerën më të madhe:

    1.Organizata- Leadership Development Association Albania, me shumën buxhetore të ndarë prej 10,000.00Euro.

    2.Organizata- Demokracia dhe Diversitet, me vlerë prej 9,800.00Euro

    3.Organizata 15 Shkurti, përfitoi vlerën prej 8,000.00Euro

    4.Organizata Vece Kongresa Bosnjacki, kap vlerën prej 7,500.00 Euro

    5. Organizata Advocaey for Society fitoi shumën prej 7,500.00 Euro

    Insajderi edhe kohë më parë ka raportuar për raste kur dyshohet se subvencionet janë keqpërdorur.

    Ku rreth 335 mijë euro i ishin dhënë Organizatës Joqeveritare, Federatës së Sportit Shkollor, ku në mesin e pronarëve, është edhe Alban Xhambazi, burri i motrës së zëvendësministres Daulina Osmani.

    Ndërsa një hulumtim tjetër i Insajderit ka zbuluar se si Qeveria Kurti lejoi një gjakderdhje financiare brenda Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport. Në këtë skemë përfshihet një organizatë-joqeveritare e papërvojë nga Mitrovica. 80 mijë euro dyshohet se janë abuzuar nga drejtuesit e MKRS-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark