×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Edhe ngjyra e urinës mund të tregojë infeksionin me koronavirus

    Insajderi
    25 April 2020 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cila ngjyrë e urinës mund të jetë simptomë e coronavirusit

    Coronavirusi deri tani është konstatuar te më shumë se dy milionë e gjysmë njerëz. Ndoshta edhe ju jeni të rrezikuar nga sëmundja e coronavirusit, nëse urina juaj ka ngjyrë të verdhë të errët.

    Do të mund të jeni të rrezikuar nga sëmundja e coronavirusit, nëse vëreni ndryshim në ngjyrën e urinës suaj, shkruan Express, përcjell Telegrafi.

    Dehidratimi do të mund të jetë sinjal i coronavirusit, paralajmërojnë nga Ohio State University.

    Mënyra më e lehtë që të konstatoni që jeni të dehidratuar është ta verifikoni cila është ngjyra e urinës suaj.

    Nëse zakonisht urina juaj ka ngjyrë më të errët, atëherë me siguri jeni të dehidratuar.

    Çdo person i cili është i dehidratuar dhe ka vështirësi me frymëmarrjen do të duhej të marrë në konsideratë vizitën te mjeku.

    Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës.

    Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    14 October 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark