×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një anëtare e VV-së haptas homofobe – i pengon një spot ku një vajzë i propozon martesë një vajze tjetër

    Insajderi
    18 October 2020 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblistes së VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Leonora Shabani-Bajraktari, i është dukur i tepërt një spot ku një vajzë i propozon një vajze martesë.

    Anëtarja e VV-ë është shprehur se nuk është kundër komunitetit LGBT, por sipas saj reklamat në televizion, të sponzoruar nga ta, ku një vajzë i propozon vajzës tjetër martesë, është e tepërt.

    “…Por, reklama në TV e sponzoruar nga komuniteti LGBT, ku një vajzë i propozon vajzës tjetër martesë, po më duket e tepërt. Kemi pas çasje cdo herë në TV-t ndërkombëtare asnjëherë nuk ma ka kap syni një reklam të tillë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

    https://www.facebook.com/mjalta1/posts/3676422202441718

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark