×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe pas ultimatumit nuk ekzekutohen pagat e grevistëve, SBAShK-u tregon së çfarë do të ndodh

    Insajderi
    05 October 2022 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka marrë vendim  për zëvendësimin e orëve të pa mbajtura të mësimit gjatë grevës së mësimdhënësve në muajin shtator. Por, kundër vendimit të ministres janë shprehur nga SBASHK-u. Ata i kanë dhënë afat kohor deri në ora 16:00 që të ekzekutohen pagat. Por, edhe pasi ka kaluar një orë e gjysmë pagat e grevistëve nuk janë ekzekutuar.

    Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala tha për Gazetën Insajderi së deri me tani nuk kanë dalur pagat dhe pritet të diskutojnë për hapat që do t’i ndërmarrin.

    “Pagat nuk kanë dalur deri në këto momente. Pasi pagat nuk u ekzekutuan ne do të mbajmë takim urgjent me kryetarët e komunave ku do të diskutojmë për më tutje se çfarë hapash do t’i ndjekim”, tha Shala.

    Sipas vendimit të ministrisë, orët e humbura gjatë grevës do të zëvendësohen gjatë ditëve të shtunë në vikende.

    Por, kundër vendimit të ministres janë shprehur nga SBASHK-u.

    Isuf Lajçi, anëtarë i këshillit drejtues, tha se orët e humbura nuk do të kompensohen.

    “Na e kemi kalendarët tonë ne do të shkojmë sipas kalendarit paraprak, por a do të zëvendësohen orët ato nuk do të zëvendësohen”, tha Laçi.Lajçi tha se ministria Nagavci po merr vendime pa u dakorduar me përfaqësuesit e sindikatave dhe si i tillë ky vendim do të mbetet vetëm në letër.

    “Sa i përket kalendarit është vendim i njëanshëm i ministres me kontratën kolektive ajo e dinë mirë se orët e humbura nuk zëvendësohen, kalendari nuk guxon me u planifiku pa marrëveshje me përfaqësuesit e sindikatës, këtë punë ajo nuk e ka bërë, sipas saj po mendon që ja ka qellu, në qoftë se nuk ulet me bisedu me përfaqësuesit e sindikatës ai vendim ka me qenë një dokument i saj në letër”, u shpreh ai.Viti i ri shkollorë në Kosovë ka filluar me tre tetor, pas një greve një mujore nga sindikata e bashkuar e arsimit në Kosovë, pasi që ata kërkon nga Qeveria që të iu ndajë nga 100 euro deri në miratimin e ligjit të pagave

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ishte në pritje të ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark