×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Real Madridi pas Mahrezit

    Insajderi
    25 February 2016 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi e ka futur në listën e dëshirave për afatin kalimtar të verës, anësorin e Leicester City-t, Riyad Mahrez.

    Mahrez pjesë e ekipit që po bën befasi këtë edicion në Ligën Premier, Leicesterit, është pika më e fortë e skuadrës bashkë me sulmuesin anglez, Jamie Vardy.

    Të dy futbollistët bashkë kanë shënuar 33 gola dhe kanë shtuar 14 asistime.

    Sipas shtypit spanjoll Reali pritet që gjatë verës të bëjë ofertë për algjerianin, i cili pritet të zë vendin e spanjollit Isco që me shumë mundësi do të kalojë në Premier Ligë gjatë verës.

    Për 24 algjerian vjeçar ka pasur interesim edhe nga gjiganti tjetër spanjoll, Barcelona dhe jo vetëm. Shumë skuadra të Premier Ligës po ashtu e kanë në shënjestër yllin e Leicesterit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark