×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    18 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

    Insajderi
    21 October 2021 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

    Ndërsa 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe janë shëruar 23 persona.

    Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.

    Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

    Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

    Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106.

    Në total numri i rasteve aktive është 510.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark