×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Edhe Vuçiqi deklarohet për referendumet në territoret e pushtuara të Ukrainës

    Insajderi
    28 September 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas kryediplomatit dhe kryeministres serbe, edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u deklarua se nuk do t’i njohin rezultatet e referendumeve në territoret e pushtuara të Ukrainës për t’iu bashkuar Federatës Ruse.

    “Ne ruajmë integritetin tonë territorial dhe është në interesin tonë më të mirë të ruajmë edhe integritetet territorial të shteteve ndërkombëtarisht të njohura, dhe kjo është e vetmja gjë me siguri që nuk do të ndryshojë, është e rëndësisë jetike për neve”, ka thënë Aleksandër Vuçiç, duke u thirrur në pozicionin mosnjohjës ndaj pavarësisë së Kosovës.

    Kundërkandidati i Aleksandër Vuçiç për president të Serbisë, Zdravko Ponos, i cili humbi garën për të parin e shtetit serb, vlerëson se kjo “mosnjohje e rezultatit të referendumeve” është vetëm se “tentim për të sajuar dëmet që u bënë me nënshkrimin e marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë” në margjinat e OKB-së në New York.

    Me nënshkrimin e marrëveshjes për planin konsultativ të bashkërendimit të politikave të jashtme mes Serbisë dhe Rusisë, nga kryediplomatët Nikolla Selakoviç dhe Sergej Lavrov, Ponosh tha se “qeveria serbe arriti që konfliktin mes Rusisë dhe Perëndimit, në nivelin diplomatik, ta sjellë në Beograd”.

    “Është e dëmshme, në shpërpjestim. Ky nënshkrim ndodhi në një vend dhe një kohë që nuk do të ishte dashur të ndodhte. Dëme të shumta u bënë. Misioni rus na manipuloi në OKB. S’është për t’u habitur që vetëm një diplomat profesionist ishte në delegacionin tonë. Po të kishte qenë diplomat me përvojë, ai do të kishte ngrerë vëmendje në brishtërsinë politike të këtij gjesti”, ka thënë Ponosh për Euronews Serbia.

    Edhe pse Ponos thotë se ajo ishte e natyrës teknike, “nuk ka pasur arsye të nënshkruhet në OKB”, si dhe tha se “solli turpërim, ku nën presion, u desh t’ia tregojmë përmbajtjen e saj ambasadave të huaja”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Deklarimin e krerëve shtetëror serbë se nuk do t’i njohin rezultatet e referendumeve të mashtrimta ruse në rajonet e pushtuara të Ukrainës, politikani serb i sheh në “sajimin” e dëmit që u bë nga marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë.

    Sa për deklarimet se Rusia i qëndron në krah Serbisë kur çështja vjen te Kosova, Ponosh thotë se kjo gjë nuk qëndron. “Rusia nuk mund të na ndihmojë gjë rreth Kosovës, sepse nuk mund t’i ndihmojë gjë as vetes”, u shpreh ai.

    Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, provoi të justifikonte mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke thënë se megjithatë Serbia “nuk qëndron neutrale” ndaj agresionit rus, sepse, siç tha ajo, “nuk do t’i njohim rezultatet e referendumeve në Ukrainë” si dhe që “Serbia ka votuar Rezolutën e OKB-së ku dënohet agresioni rus, dhe deklaratën e përbashkët të BE-së”.

    Serbia është i vetmi vend në konitentin evropian, përjashto Bjellorusinë, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Këtë ata e arsyetojnë me nevojën “për veton ruse ndaj Kosovës në Këshillin e Sigurimit”, “vëlllazërinë tradicionale sllavo-ortodokse” mes Serbisë dhe Rusisë, si dhe varësinë e krjetësishme energjetike nga gazi rus.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se nuk mund të vendos sanksione ndaj Rusisë “kur mbi 80% e opinionit serb është kundër sanksioneve ndaj Rusisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark