23:46 - 04 Shkurt 2023

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka dhënë kontribut vendimtar në fitoren e Lillet të shtunën ndaj Rennesit me rezultat 3-1.

Rennesi kaloi qysh në minutën e parë në epërsi me golin e Amine Gouirit.

Por në pjesën e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke shënuar fillimisht golin e barazimit në minutën 59-të.

Ai më pas asistoi te golat e Remo Cabella (85’) e Andre Gomes (90′) që shënuan për t’i siguruar tre pikët Lillet.

Për Zhegrovën ishin kontributet e para këtë edicion të Ligue 1, duke filluar vetëm tani shkëlqimin.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, u shpall më i miri i ndeshjes, duke u vlerësua me notën e lartë – 8.2, nga “SofaScore”.

Lille tash është në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Rennesi një pozitë më lartë me 40 pikë.