Efektet e ‘Brexit’ – milionat që humbasin Mourinho dhe Guardiola – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Efektet e ‘Brexit’ – milionat që humbasin Mourinho dhe Guardiola

    Insajderi
    24 June 2016 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Efektet e “Brexit” prekin edhe futbollin. Pas vendimit të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian me referendumin e djeshëm, bota e futbollit po përgatitet për pasojat.

    Mediat ndërkombëtare kanë bërë bilancet e para se sa humbasin dy trajnerët që kanë firmosur së fundmi në Premier Ligë, Joze Mourinho dhe Pep Guardiola.

    Morinho firmosi në maj të këtij viti për Manchester United një kontratë 3-vjeçare me një përfitim prej 12.5 milionë eurosh, por rënia e sterlinës ul ndjeshëm pagën e tij. Sipas “Jornal de Negocios”, ish-trajneri i Chelsea do të ketë një ulje page prej 700 mijë eurosh.

    Ndërsa shtypi gjerman ka bërë llogaritë për Guardiolën. Ai do të jetë trajner i Cityt dhe sipas “Bild”-it, do të humbasë 1.5 milionë euro.

    Më herët, mediat ndërkombëtare kanë shkruar për pasojat që do të ketë referendumi i britanikëve në lëvizjen e lirë të lojtarëve dhe në merkato.

    Sipas ekspertëve të futbollit të cituara nga mediat angleze, ekipet e mëdha në Premier Ligë edhe pritet të pësojnë humbje për blerjen e futbollistëve të rinj, që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, por që lejohen të lëvizin brenda unionit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark