×
Show

Efektet ne trupin e njeriut pas ndërprerjes së pirjes së duhanit

Insajderi
09 March 2016 - 14:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa studiues në Washington kanë zbuluar se brenda 20 minutave pasi të pini një cigare, trupi juaj fillon me një seri ndryshimesh të cilat vazhdojnë për vite me radhë.

The Guardian ju sjell disa fakte se si normalizohet  trupi juaj pasi të lini cigaren në periudha të ndryshme kohore:

Deri në 20 minuta pasi ndaloni pirjen e cigares, zemra juaj fillon të rrahë normal.

Nëse nuk e ndizni cigaren përgjatë 12 orëve, niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie në normale.

Mjaftojnë 3 muaj që të mos e ndizni cigaren dhe rreziku nga infarkti në zemër fillon menjëherë të largohet. Po ashtu edhe funksionimi i mushkërive tuaja fillon të përmirësohet.

Nëse duroni për 9 muaj pa e konsumuar cigaren, kollitja juaj do të ndalet.

Nëse arrini të mos e ndizni për 1 vit cigaren, zemra juaj do të bëhet imune ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Po nëse nuk e pini 5 vjet, ju do ta siguroni jetën tuaj për 10 vitet e ardhshme.

15 vjet pasi i keni thënë “jo” duhanit, rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës është kthyer në atë të një jo duhanpirësi./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark