×
  • Showbiz
  • Show

    Einxhel dhe Sara nuk flasin? Kjo video zbulon të vërtetën e marrëdhënies së tyre

    Insajderi
    22 May 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fansat e DJ PM dhe DJ Dagz kanë qenë gjithmonë kuriozë të dinë se çfarë raporti kanë partneret e tyre, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira, me njëra-tjetrën.

    Dy çiftet u njohën dhe u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”. Duke qenë se PM dhe Dagz janë shumë miq, fansat e tyre pyesnin po Sarah dhe Einxhel takohen bashkë.

    Teksa thuhej se dy vajzat nuk është se kanë raport të mirë, mbrëmë ato i kanë hedhur poshtë këto aludime.

    Shkira ka postuar një video në “Instastory”, ku tregon blogurën duke bërë babysitter-in e djalit të saj të vogël

    https://www.youtube.com/watch?v=zzyjCFlUozE

    “Unë me të vërtetë nuk e takoj shumë shpesh Sarën, por ama kur e takoj…’-thotë Einxhel e cila filmon Sarah teksa mban karrocën e bebit, duke hedhur poshtë fjalët se së bashku nuk flasin.

    Kujtojmë se pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother VIP’, Sarah u angazhua në televizion, ndërsa Einxhel e mori pushim, duke qenë se u bë nënë. Presim që edhe kjo e fundit të rikthehet në ekran me projekte të reja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark