×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Ekipet e kërkim-shpëtimit gjejnë çantën plot me flori, nën rrënojat e ndërtesave në Turqi

    Insajderi
    22 February 2023 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një çantë me plotë rripa të floririt, është gjetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Kahramanmaras të Turqisë.

    Në anën tjetër akoma nuk dihet identiteti i pronarit të kësaj çante me plotë rripa të floririt.

    Pas tërmeteve shkatërruese që goditën jugun e Turqisë, përkatësisht në Kahramanmaras, mijëra ndërtesa u shembën dhe dhjetëra mijëra njerëz humbën jetën.

    E të gjitha gjësendet me vlerë që u përkisnin qytetarëve që humbën jetën nga tërmeti, janë nxjerrë nga rrënojat dhe i janë dorëzuar policisë.

    Një video amatore shfaq punonjësit duke hapur çantën me plot rripa të floririt, që e gjetën gjatë largimit të rrënojave përballë bankës Halk në Kahramanmaras.

    Në anën tjetër pas tërmeteve, autoriteteve të sigurisë u kishte dalë punë shtesë me hajnat që shfrytëzonin situatën kaotike për të kryer vjedhje nëpër objekte të rrënuara, transmeton Telegrafi.

    E ata që ziheshin ndëshkoheshin në mënyrën më brutale. Shumë video i shfaqnin policët duke i rrahur brutalisht hajnat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark