Wisla Krakov bie nga kategoria.
Fatal ishte humbja 4-2 e skuadrës kryeqytetase nga Radomiak Radom.Një disfatë e kombinuar me barazimin e Slask Wroclaw bën që verdikti matematikor të jetë jo në favor të Ëislës, e cila do ta mbyllë kampionatin në një nga tre vendet e fundit të renditjes.
Kështu përfundon epoka e “Yllit të Bardhë”, skuadër që ishte rikthyer në Premier në vitin 1996 pas rënies nga kategoria në vitin 1994.Një epope prej 26 vitesh, gjatë së cilës Wisla fitoi tetë kampionate, dy kupa në Poloni, një Superkupë dhe një Kupë të Ligës Polake, si dhe ka marrë pjesë në kupat europiane.
Në bazë të sezonit zhgënjyes të Wislas ishte edhe një krizë e thellë ekonomike që goditi arkat e klubit duke varfëruar skuadrën.