Ekipi i Zalgirisit ka mbërritur këtë të hënë në Kosovës.
Kampionët e Lituanisë do të përballen me kampionët e Kosovës, Ballkanin, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Zalgiris përmes faqes zyrtaret të klubit ka njoftuar se futbollistët po përgatiten me humor të mirë.
“Skuadra është në humor të mirë, mezi po e pret këtë ndeshje. Jemi përgatitur për një kohë të gjatë. Ne kishim një program të ngjeshur në ligë. Bëmë ndeshje shumë të mira, arritëm të shënojmë në të gjitha fitore. Ne e presim me padurim përballjen me humor të mirë”, tha kapiteni i ekipit Saulius Mikoliunas para udhëtimit drejt Prishtinës.
Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Zalgirisit do të zhvillohet të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.