Ekipi kosovar i tenisit edhe zyrtarisht i ka përfunduar sot garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Pas humbjes së tenistit Vullnet Tashi nga portugezi Aziz Ouakaa, tani edhe tenistja Vesa Gjinaj ka pësuar humbje në këto gara, duke u mposhtur nga tenistja turke, Ilay Yoruk.
Tenistja jonë pësoi humbje nga favoritja, Yoruk, me rezultat 2:0 në sete, në raundin e dytë të garave.
Po ashtu, të dy meçet e zhvilluara u përcollën nga afër nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.