Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve, me ç’rast e vlerësoi maksimalisht punën e tyre si dhe u premtoi mbështetje në mandatin e tij qeverisës.
Me këtë rast, Hyseni, tha se u njoftua me kushtet e punës së tyre dhe me vështirësitë që ata përballen gjatë shërbimit.
“Edhe pse me staf të vogël, që nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e një komune siç është Podujeva, kjo brigadë me përgjegjësi i del në ballë secilës sfidë dhe për këtë i falënderova shumë”, ka thënë Hyseni.
Ai, më tej, u zotua se do të punojnë me instancat relevante, për rritje të numrit të punëtorëve, karshi sipërfaqes dhe numrit të popullsisë që ka Podujeva, dhe shtoi se do të gjejnë forma për ta pajisur këtë brigadë me automjete dhe pajisje tjera bashkohore.