×
Zgjedhjet 2021

Ekrem Hyseni premton rritje të stafit të zjarrëfikësve në Podujevë

Insajderi
11 October 2021 - 15:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka vizituar zjarrëfikësit në këtë komunë.

Ai tha se zjarrëfikësit po punojnë me staf të vogël dhe me vështirësi.

“Edhe pse me staf të vogël, që nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e një komune siç është Podujeva, kjo brigadë me përgjegjësi i del në ballë secilës sfidë dhe për këtë i falenderova shumë”, tha Hyseni.

Hyseni premtoi se do të rrisin numërin e punëtorëve të zjarrëfikësve dhe do ta pajisin me automjete.

“Do të punojmë me instancat relevante, për rritje të numrit të punëtorëve, karshi sipërfaqes dhe numrit të popullsisë që ka Podujeva, si dhe do të gjejmë forma për t’a pajisur këtë brigadë me automjete dhe pajisje tjera bashkohore”, është shprehur Ekrem Hyseni.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark