Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka prezantuar planin për Podujevën Urbane.
Ky plan sipas Hysenit parashikon zhvillim, ajrin më të paster dhe përfitime ekonomike.
Hyseni ka premtuar se do të realizohet ngrohtorja e qytetit, do të pastrohet dhe rregullohet parku i pishave. Ai më tej premtoi edhe qendrën multifunksionale për rininë e Llapit.
Këtë plan e ka prezantuar përmes një video në Facebook.