Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka premtuar se do t’i përmirsojë kushtet e punës për puntorët shëndetsorë.
Hyseni në kuadër të fushatës zgjedhore ka shpalosur programin e tij për shëndetsinë dhe tha se pandemia na ka rikujtuar rëndësinë e puntorëve shëndetsorë.
Ai u premtoi atyre mbështetje të vazhdueshme.
“Gjatë bashkëbisedimit me ta shpalosa pjesë nga programi im për shëndetësinë, i cili parasheh përmirësim të konsiderueshëm të kushteve të punës dhe mbi të gjitha të kujdesit ndaj qytetarëve tanë. Ata do ta kenë gjithmonë mbështetjen time të plotë”, shkroi Hyseni.