Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni tha se tani që i duhet Podujevës do ta jap betimin e kryetarit.
Ai përkujtoj edhe shërbimet e tij në të kaluarën si mjek dhe ushtar. Hyseni tha se kur iu është dashur pacientëve ai dha betimin e Hipokratit.
“Si mjek jam munduar ditë e natë të jem në shërbim të qytetarëve tanë në kërkim të shërimit”, është shprehur Hyseni.
Ndërsa kur atdheu kishtë nevojë ai dha betimin e ushtarit.
“Rruga e gjatë e popullit për liri na bashkoi më shokë e bashkëvendas në rezistencë pasqësore e të armatosur”, theksoi kandidati për kryetar të Podujevës.