×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ekskluzive: “Diktaturë” në FFK, Agim Ademi ua ndalon punëtorëve të deklarohen për media pa autorizimin e tij (Dokument)

    Insajderi
    10 February 2022 - 22:39

    Federata e Futbollit të Kosovës dita ditës po shndërrohet në “pronë private” të kryetarit Agim Ademi. Pas uzurpimit të ueb-sajtit të FFK-së me vetëm lajmet për të, tashmë ai së bashku me Komitetin Ekzekutiv kanë vendosur të ua mbyllin gojën të gjithë punëtorëve që të flasin për media, raporton ekskluzivisht Insporti.

    Më datën 02 të këtij muaji, në mbledhjen e mbajtur të Komitetit Ekzekutiv është marrë vendimi që t’u ndalohet deklarimi për ndonjë medie elektronike apo të shkruara, pa autorizimin e krerëve të FFK-së.

    Gazeta online “Insporti” ka siguruar vendimin e marrë nga KE rreth kësaj çështje, duke ua kufizuar lirinë e shprehjes gjithë stafit të FFK-së.

    “Punëtorët e punësuar në organet e FFK-së nuk mund të japin deklarata për media dhe t’i komentojnë vendimet e organeve pa pëlqimin e udhëheqësisë së FFK-së”, thuhet në këtë vendim.

    No description available.

    Në rast se dikush nga të punësuarit e FFK-së shkelin këtë vendim, atëherë do të dënohen sipas kontratave që kanë.

    Po ashtu, kjo është një goditje e rëndë edhe për mediat të cilat ai nuk ka shtrirë ndikimin e tij.

    Ky vendim duket se është marrë pasi zgjedhjet për kryetarin e ri do të mbahen gjatë këtij viti, më së largu deri në muajin korrik, sipas statusit të FFK-së.

    Vendimi në fjalë nuk është bërë publik në ueb-sajtin e FFK-së, ndonëse se është publikuar lajmin se është mbajtur mledhja e KE.

    Në këtë vendim po ashtu thuhet se FFK është transparente me medie, por kjo nuk është e vërtetë pasi tash e disa muaj redaksia e “Insportit” injorohet totalisht nga zyrtarët për informim të FFK-së, duke mos u përgjigur në emailat e dërguara për çështje të caktuara.

    Por, ky vendim nuk është asgjë rastësi, pasi që nga ardhja e tij në krye të FFK-së, asgjë nuk ka ndodhur pa dijenin apo aprovimin e Ademit.

    Ky vendim tash është në fuqi pasi është nënshkruar nga kryetari Agim Ademi. /Insporti.com/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark